Menaxhim i plotë, rritje e garantuar dhe siguri pa kompromis. Një ekosistem i vetëm inteligjent që drejton çdo aspekt të kompanisë suaj—nga shitjet e përditshme deri te operacionet masive.
Nga browser-i juaj i preferuar, menaxhoni çdo aspekt të kompanisë. Nga krijimi i faturave, deri tek analizat e thella financiare në kohë reale.
Nr: 2026/0014
Data: 20/09/2026
Mbyllni Fatura Tatimore, Fatura Elektronike B2B, dhe Fatura Shoqëruese pa stres. Përshtatje e plotë me ligjet e AKSHI-t.
| Emërtimi | Kat. | Sasia | Vlefta | |
|---|---|---|---|---|
| Kafe Espresso 1kg | Ushqim | 124 | 96,720 L | |
| Ujë Mineral 0.5L | Pije | 860 | 68,800 L | |
| Filtra Makinerie X2 | Pjesë | -2 | -18,000 L | |
| Karrige Zyre Ergonomike | Asete | 14 | 210,000 L |
Ngarkoni stokun tuaj direkt nga Excel, ndiqni sasitë në kohë reale për çdo dyqan e magazinë, dhe gjeneroni fletë hyrje-daljeje e transfertash zyrtare gati për printim.
NIPT: L12345678A
Aplikacion nativ për Windows dhe Mac i ndërtuar për Bar-Restorante dhe Dyqane. Punon në mënyrë të pavarur (Kiosk Mode) duke bllokuar navigimet e jashtme.
Suporton letra 80mm & 58mm. Përshtat fontet dinamikisht, pa dialogë Windows.
Sistemi zbulon automatikisht nëse nuk keni internet (Offline Mode). Sinkronizohet sapo lidhja rikthehet.
Importoni lista masive kontaktesh nga Excel. Sistemi ynë shmang automatikisht NIPT-et e duplikuara dhe plotëson të dhënat drejtpërdrejt nga QKB.
Kontrolloni ndërtesat, apartamentet, asetet (mobiljet) me import Excel, kontratat e qirasë dhe shëndetin financiar të portofolit tuaj.
Gjenerim faturash mujore, njoftime automatike për skadimin dhe llogaritje e kamatëvonesave.
Ndiqni të ardhurat neto. Analizoni Qiratë vs Shpenzimet e Pronësisë (UKT/OSHEE).
Ruani kontratat PDF për çdo qiramarrës dhe ngarkoni foto të gjendjes fizike të apartamentit.
| Gjurmimi | Marrësi | Destinacioni | Kosto | Statusi |
|---|---|---|---|---|
| TR-88213 | Klienti 1 | Durrës | 12,400 L | Në Pritje |
| TR-88214 | Klienti 2 | Vlorë | 8,900 L | Në Transit |
| TR-88215 | Klienti 3 | Shkodër | 21,150 L | Dorëzuar |
| TR-88216 | Klienti 4 | Korçë | 5,600 L | Kthyer |
Planifikoni dispeçerinë, ndiqni flotën tuaj automjete pas automjeti, dhe monitoroni çdo dërgesë nga ngarkimi deri te dorëzimi final te klienti.
Platforma Gamma nuk është statike. Ajo zgjerohet me module të thelluara bazuar në atë që bëni. Nga inventarët deri tek mjetet bujqësore apo transporti i ngarkesave.
Menaxhim flote (mjetesh), ndjekje porosish (tracking), paneli i shoferit, dhe menaxhim i detajuar i magazinës.
Gjenerim Listëpagesash (Payroll), oraret e prezencës, menaxhim i lejeve, performanca dhe bordi i punësimeve.
Caktimi i buxheteve, aprovimi i shpenzimeve të stafit, kalendarë të përbashkët eventesh dhe ndarje detyrash.
Menaxhimi i çështjeve ligjore, orët e faturimit, kalendarët e seancave dhe dokumentet.
Të dhënat janë aseti yt më i madh. Ne i kemi mbyllur ato me arkitekturën më të sigurt të mundshme.
Çdo backup databaze mbyllet me një çelës rreptësisht të fshehtë, duke e kthyer atë në një kasafortë të nivelit të 7-të.
Skripti ynë gjeneron backup automatikisht nga serveri dhe i ngarkon në një rrjet të shpërndarë të mbrojtur nga çdo aksident nga stafi ose drejtuesit.
Aplikacioni yt Desktop është tepër i sigurt dhe mund të aksesohet vetëm nga pajisja ku është instaluar, duke e bërë të palexueshëm nga konkurrentët dhe bllokon automatikisht çertifikatat e rreme.
GAMMA PROTOCOL ACTIVE
Instalo aplikacionet tona të dedikuara për çdo platformë. Pa vonesa. Pa konfigurime të ndërlikuara.
Windows OS
Për kasat dhe kompjuterat në dyqane, bare dhe restorante.
macOS
Për arkëtarët që përdorin iMac ose pajisje Apple.
Windows Client
Eksperiencë e plotë ERP e pavarur nga shfletuesi (Browser).
macOS Client
Për CEO dhe menaxherë që përdorin MacBooks.